Bashkëjetonte me të miturën, arrestohet një person në Podujevë

Policia në Podujevë ka pranuar një informatë se një person është duke bashkëjetuar me një vajzë të mitur.

Menjëherë pas kësaj informatë i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 19:30 në Podujevë, raporton Zeri.info.

“Podujevë 24.11.2022 – 19:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ishte duke bashkëjetuar me të miturën viktimën femër kosovare”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Zëri