Një i burgosur gjendet pa shenja jete në Burgun e Dubravës
Policia ka marrë një informatë se brenda në hapësirat e Qendrës Korrektuese në Dubravë nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës mashkull kosovar është pa shenja jete.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 11L30 në Qendrën Korrektuese në Dubravë, raporton Zeri.info.
“Raportohet se brenda në hapësirat e Qendrës Korrektuese në Dubravë nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës mashkull kosovar është pa shenja jete. Viktima ka qenë në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet. /Zëri