Jep dorëheqje këshilltari i Liburn Aliut
Dje ka dhënë dorëheqje Driton Tafallari, këshilltari i ministrit, Liburn Aliu.
Ai mbante pozitën e këshilltarit për Ndërtim dhe Banim në ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Lajmin e bëri të ditur vetë Tafallari, ku shkroi se “Të nderuar miq, ju informoj se më nuk jam pjesë e Kabinetit (Këshilltar) në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”. /Zëri