Haradinaj: S’do të qëndrojmë si vëzhgues ndaj procesit të dialogut
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bashkëbiseduar sot me qytetarët e Lipjanit, ku ndër të tjera ka biseduar edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Ai ka thënë se arritja e marrëveshjes për njohje reciproke me fqinjin verior, ka marrë një dinamikë të re pas angazhimit të shtuar ndërkombëtar, raporton Zeri.info.
Haradinaj ka thënë se si opozitë s’do të qëndrojnë si vëzhgues në raport me këtë proces, por edhe për krizën ekonomike e energjetike.
“Gjatë bashkëbisedimit kam sqaruar dhe pjesët kryesore të marrëveshjes së propozuar Kosovë - Serbi dhe për këshillat që i kam dhënë kryeministrit të vendit për menaxhimin sa më të mirë të këtij procesi të rendësishëm per ne dhe brezat që vijnë”, shkroi ai në Facebook. /Zëri