Kurti takohet me ish-sekretarin e NATO-s, i shpreh mirënjohje për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar në Madrid ish–Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana.

Bëhet e ditur se Kurti zhvilloi me Solanan një bisedë të hapur mbi gjendjen e Kosovës, rajonit, por edhe të Evropës përballë luftës ruse në Ukrainë, raporton Zeri.info.

Ndër të tjera kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për rolin e Solanas për çlirimin e Kosovës në vitin 1999 dhe shpalljen e pavarësisë në vitin 2008.

“Përvoja e Solana, si ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe ish-Përfaqësues i Lartë i Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së është e çmueshme për Republikën e Kosovës dhe e paharrueshme për popullin e Kosovës”, thuhet në komunikatë. /Zëri