Paraburgim ndaj dy të miturve, dyshohet se dhunuan seksualisht një 14-vjeçare
Gjykata Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se ndaj dy të dyshuarve, të cilët janë të mitur u është caktuar masa e paraburgimit.
Sipas Gjykatës, ata dyshohet se kanë keqpërdorur seksualisht një vajzë të mitur, 14-vjeçare, raporton Zeri.info.
Të dyshuarve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.
“Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftim. /Zëri