Arrestohet dhe dërgohet në burg prizrenasi i kërkuar nga Gjykata
Njësiti policor për realizimin e urdhëresave të Gjykatës, gjatë ditës së sotme, rreth orës 10:00, ka lokalizuar dhe ka arrestuar të dyshuarin D. H., 63-vjeçar, nga Prizreni.
Sipas njoftimit të Policisë, i njëjti ka qenë në kërkim policor, ndërsa arrestimi i tij është bërë në rrugën “Mehdi Bardhi” në bazë të urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë – Dega Rahovec, për shkak te veprës penale “Rrezikim i trafikut publik”.
Pas arrestimit të personit të kërkuar, nga njësitet përkatëse policore ai është dërguar në Qendër të Paraburgimit në Prishtinë në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej pesë vjetësh. /Zëri