28 Nëntori, ditë pushimi në Kosovë
Institucionet publike në Kosovë nuk do të punojnë të hënën, më 28 nëntor.
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se me rastin e 28 Nëntorit, dita e hënë do të jetë ditë pushimi, transmeton Zeri.info.
“Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, ju njoftojmë se për nder të festës së 28 Nëntorit, dita e hënë 28 nëntor 2022 do të jetë ditë pushimi”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Zëri