Irani fiton në minutat shtesë ndaj Uellsit
Irani ka arritur të shënojë fitore ndaj Uellsit, në ndeshjen e vlefshme për Botërorin 2022.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Ahmed bin Ali” përfundoi me rezultat 0-2.
Golat u shënuan nga Cheshmi në minutat shtesë (90+9) dhe Rezaeian (90+12).
Në fakt, Irani arriti të shënoi fillimisht në pjesën e parë përmes Gholizadehit në minutën e 16-të, mirëpo me rishikimin e VAR-it goli u anulua pasi ishte pozitë jashtëloje.
Pas kësaj fitore, Irani është i dyti në tabelën e grupit B me tri pikë, kurse Uellsi i fundit me një sosh.
Ndeshjen e radhës Irani e zhvillon ndaj SHBA-së, kurse Uellsi ndaj Anglisë më 29 nëntor, me fillim nga ora 20:00. /Zeri.info