Dhunoi të miturën gjatë tetorit, arrestohet vitiasi

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhunimi që ka ndodhur në tetor në qytetin e Vitisë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, thuhet se e mitura e kishte raportuar rastin e dhunimit në Polici, i ndodhur gjatë tetorit, derisa kishte qenë për vizitë te motra e saj, raporton Zeri.info.

“Viti, tetor 2022 - NN. Në lidhje me rastin është raportuar se më 24.11.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri