Një 70-vjeçar vrau gruan në Prishtinë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot në orët e mëngjesit ka ndodhur në vrasje e rëndë, ku dyshohet se burri ka vrarë gruan dhe më pas është dorëzuar në Polici.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti ka thënë se sot rreth orës 04:40 Policia ka pranuar informatën për një trup të pajetë në një shtëpi në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë.
“Bazuar në hetimin preliminar, si dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes, me urdhër të prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Vrasje e rëndë’. Lidhur me rastin është vetëdorëzuar një person i dyshuar, I. G, mashkull, 70 vjeç”, ka thënë Ahmeti.
Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të Shtetit është intervistuar dhe është dërguar në Qendrën e Ndalimit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës, femër 63 vjeçe, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Zëri