Dyshohet se kishte vjedhur në një shtëpi, në pranga pejani

Policia në Pejë ka arrestuar një të dyshuar, pasi kishte vjedhur në shtëpinë e një personi.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën, ndërsa policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin të enjten, rreth orës 80:00, në fshatin Nobërgjan në Pejë, raporton Zeri.info.

“Fsh. Nobërgjan – Pejë, 23.11.2022-08:00. Më datë 24.11.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer vjedhje në shtëpinë e viktimës, mashkull, kosovar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Zëri