Arrestohen dy ferizajas, dhunuan një femër një vit më parë

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar, pasi në bashkëveprim kishin shfrytëzuar seksualisht një femër.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten dhe rasti ishte raportuar si “Dhunim”, i ndodhur në muajin mars të vitit 2021, raporton Zeri.info.

“Ferizaj, mars – 2021 - NN. Me datë 24.11.2022 janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtët në bashkëveprim e kishin shfrytëzuar seksualisht viktimën femër kosovare”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se të njëjtët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Zëri