“S’po ju dëgjoj”, Neymari provokoi keq tifozët serbë mbrëmë

Brazili e mposhti mbrëmë Serbinë me rezultat 2:0 në ndeshjen e xhiros së parë në Kupën e Botës.

Dy golat u shënuan nga Richarlisoni në pjesën e dytë.

Neymari ishte prej lojtarëve më të fauluar dhe më i padëshiruari edhe nga tifozët serbë.

Ylli i PSG-së madje u largua nga ndeshja me një lëndim në këmbë.

Në një moment gjatë takimit, teksa Neymari po shkonte të ekzekutonte një rivënie këndi, tifozët serbë ishin të zhurmshëm.

Por, Neymari i provokoi keq ata.