Ukraina dhe Rusia këmbejnë rreth 100 të burgosur
Ukraina dhe Rusia kanë këmbyer rreth 100 të burgosur, nga 50 prej secilës palë.
Këmbimi u bë më 24 nëntor.
Kreu i zyrës presidenciale ukrainase, Andriy Yermak, konfirmoi së 50 të burgosurit e kthyer ukrainas janë të edhe të mbijetuarit nga rrethimi i fabrikës së hekurit dhe çelikut, Azovstal.
Ministria ruse e Mbrojtjes dhe kreu i separatistëve të mbështetur nga Rusia në rajonin e Donjeckut, Denis Pushilin, konfirmuan se forcat ukrainase i kishin dorëzuar palës ruse 50 të burgosur.
Ukraina dhe Rusia këmbejnë sërish të burgosurit
Ky këmbim vjen një ditë pas një tjetër këmbimi që ndodhi mes Kievit dhe Moskës, ku 36 persona - 35 ushtarë dhe një civil - u kthyen në Ukrainë, dhe 35 ushtarë rusë u riatdhesuan.
Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) tha më 15 nëntor se Rusia dhe Ukraina kanë torturuar të burgosur të luftës gjatë konfliktit gati nëntëmujor mes tyre.
Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer një numër të madh të të burgosurve të luftës – pothuajse 300 persona – më 21 shtator. Ky është këmbimi më i madh të burgosurve që nga nisja e luftës.
Presidenti Putini e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /abcnews