Një ditë pas ujdisë, veturat me targa ilegale qarkullojnë lirshëm në veri
Patrullimet në zonë i kanë të zakonshme. Të njëjtën gjë e bëjnë edhe ekipet EULEX-it, të cilët, që një kohë janë të stacionuar në këtë pjesë.
Për ta shtuar sigurinë, situata monitorohet edhe nga lartë.
Në pikën kufitare në Bërnjak që lidhë Kosovën me Serbinë, gjatë së enjtes, të gjitha veturat me targa ilegale po qarkullojnë normalisht.
Madje edhe pa frikën se mund të gjobiten.
Kjo pas një ujdie të arritur të mërkurën në Bruksel, ku palët ranë dakord që edhe Serbia të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës.
Këtë marrëveshje, refuzojnë ta komentojnë qytetarët serbë.
Ndryshe nga ta, fqinjët jugor i patën disa fjalë.
Por a ka palë fituese në këtë marrëveshje dhe cila është ajo?
E përkundër arritjes së marrëveshjes, Spahiu jep disa parashikime.
Megjithatë, ende nuk ka një marrëveshje që do ndikonte në rikthimin në postet e tyre të zyrtarëve serbë, që janë dorëhequr në institucionet e vendit. /express