“Mrekulli” në mes të territ, mjekët ukrainas i operojnë pacientët me dritën e elektrikut [video]

Mjekët ukrainas kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale me dritë elektriku gjatë ndërprerjeve të energjisë të shkaktuar nga sulmet me raketa ruse në shkallë të gjerë të mërkurën.

Dr. Borys Todurov, kreu i shërbimeve mjekësore në Institutin e Zemrës së Kievit, postoi një video në Instagram që ai tha se tregonte mjekët që mbanin fenerët teksa kryenin një operacion në zemër tek një fëmijë.

Operacioni ishte duke u zhvilluar kur u ndërpre rryma, tha doktor Todurov. Spitali nuk kishte ujë për disa orë, shtoi ai. /abcnews