Arrestohet 18-vjeçari në Angli për vepra të terrorizmit xhihadist

Një 18-vjeçar u ndalua nga oficerët e policisë së Met të Walsall, Angli pas një hetimi për terrorizmin islamik.

Ai u pyet me dyshimin për shpërndarje të botimeve terroriste (në kundërshtim me Seksionin 2 të Aktit të Terrorizmit 2006).

Shtëpia e tij në West Midlands të Anglisë u kontrollua gjithashtu pas arrestimit të tij më 22 nëntor. 

Met tha: Një adoleshent është arrestuar nën dyshimin për vepra terrorizmi, gjatë një operacioni proaktiv nga Komanda Kundër Terrorizmit të Met. Hetimi ka të bëjë me terrorizmin islamik. Kërkimet vazhdojnë. /oranews