Dështon edhe në raundin e tretë zgjedhja e gjyqtarit të dytë të Kushtetueses

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të zgjedh as në raundin e tretë gjyqtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese.

Në raundin e tretë në votim morën pjesë 69 deputetë, ndërsa asnjëri prej kandidatëve nuk mori votat e nevojshme për këtë post.

Pas procesit të votimit të fshetë, Duakgjin Avdyli mori 36 vota dhe Bardh Vokshi 30 vota

Pas dështimit, kryeparlamentari Glauk Konjufca kërkoi nga komisioni përkatës që t’i merr veprimet e nevojshme për publikimin e thirrjes për propozimin e një kandidati për gjyqtarë të Kushtetueses. /Zëri