Nesër ora e parë e mësimit i dedikohet parandalimit të dhunës ndaj gruas

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHTI) ka marrë vendim që nesër në të gjitha shkollat e vendit ora e parë t’i dedikohet parandalimit të dhunës ndaj gruas.

Kjo është bërë në kuadër të fushatës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj gruas”, raporton Zeri.info.

Sipas MASHTI-t, kjo orë mbahet me qëllim të kultivimit të vlerave, qëndrimeve dhe marrëdhënieve të shëndosha ndërpersonale në të gjitha nivelet.

“Aktiviteti mësimor mund të përfshijë edhe adresimin e temave të tilla përmes eseve, vizatimeve, diskutimeve dhe prezantimeve në grupe, por edhe mundësi të tjera sipas zgjedhjes së mësimdhënësve në fushat e tyre lëndore”, thuhet në njoftim. /Zëri