Bërnabiq: Rekomandimi i PE-së për njohjen e Kosovës, në kundërshtim me Rezolutën 1244

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar se rekomandimi i Parlamentit Evropian për Serbinë, i cili kërkon njohje reciproke me Kosovën, nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe, siç tha ajo, “as me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Bërnabiqi theksoi më tej se nuk pret që Komisioni Evropian të veprojë sipas rekomandimeve të miratuara nga Parlamenti Evropian në lidhje me Serbinë, sepse, siç shton ajo, “nuk sheh ndonjë bazë ligjore për këtë”, transmeton Klankosova.tv.

Sipas shefes së ekzekutivit serb rekomandimet e miratuara nuk kanë fuqinë e rezolutës dhe Komisioni Evropian mund t’i marrë parasysh dhe të veprojë sipas tyre, por mund të bëjë edhe të kundërtën.

Bërnabiqi ka thënë se në këtë rekomandim, përpos asaj që i kërkohet Serbisë, vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë gjithashtu kërkon arritjen e njohjes reciproke me Kosovën.

“Këto dy rekomandime kanë të njëjtën peshë dhe nuk e di pse në mediat tona flitet për një rekomandim dhe jo për tjetrin, sepse në fakt ato dy rekomandime tregojnë karakterin e asaj që sapo ka kaluar në Parlamentin Evropian, gjë që unë nuk e di. Mendoj se është në interes të Serbisë dhe nuk mendoj se është e drejtë”, tha ajo.