Kurti falënderon ambasadorin amerikan pas arritjes së marrëveshjes për targa

Pas arritjes së marrëveshjes për targa në Bruksel, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka falënderuar ambasadorin e SHBA-së Jeff Hovenier për mbështetjen dhe përkushtimin e tij për këtë çështje.

Kurti ka thënë se kjo marrëveshje hap rrugën për bisedime intensive për normalizimin e marrëdhënieve, raporton Zeri.info.

“Nuk ka kohë për ambicie të vogla, është koha për hapa të mëdhenj. Pajtueshmëria e djeshme hap rrugën për bisedime intensive për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë bazuar në propozimin e BE-së, i mbështetur nga Franca, Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mirënjohës ndaj ambasadorit amerikan në Kosovë Hovenierit për rolin, mbështetjen dhe përkushtimin e tij”, shkroi ai në Twitter. /Zëri