Ndryshimet në linjat e autobusëve urbanë, për shkak të mbylljes së disa rrugëve
“Trafiku Urban” ka njoftuar se do të ketë ndryshime në rrjedhën e qarkullimit të autobusëve.
Shkak për këtë është vendimi i Komunës së Prishtinës për të mbyllur rrugën “Xhorxh Bush” duke filluar nga udhëkryqi i rrugës “Garibaldi”, raporton Zeri.info.
Këto rrugë do të mbyllen për shkak të festave të fundvitit nga data 26 nëntor 2022 deri më 08.01.2023.
Ndryshimet janë si më poshtë:
Linja Nr. 1
Ndryshimi i linjës nga drejtimi Fushë-Kosovë – Prishtinë dhe anasjelltas do të realizohet përmes rrugës “Robert Doll” në drejtim të rrugës “Luan Haradinaj” për në pikën e fundit te Fakulteti Teknik.
Linja Nr. 1A
Ndryshimi i linjës 1A në shkuarje dhe ardhje do të vazhdon në rrugën “Bulevardi Bill Clinton” për në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe përfundon në stacionin e autobusëve.
Linja Nr. 3
Ndryshimi i linjës nga drejtimi Bardhosh – Mat dhe anasjelltas do të realizohet përmes rrugës “Robert Doll” në drejtim të rrugës “Luan Haradinaj” për në stacionet e fundit.
Linja Nr. 4
Ndryshimi i linjës nga drejtimi Matiqan – Gërmi dhe anasjelltas do të realizohet përmes rrugës “Robert Doll” në drejtim të rrugës “Luan Haradinaj” për në stacionet e fundit.
Linja Nr. 7C
Ndryshimi i linjës 7C nga rruga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, linja vazhdon në rrugën bulevardi “Bill Clinton” në drejtim të pikës së fundit në lagjen “Kalabria”. /Zëri