Haxhiu për uljen e pagave të prokurorëve e gjyqtarëve: Vendimi i Haradinajt, antiligjor

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se vendimi i djeshëm i Qeverisë për uljen e pagave për prokurorët dhe gjyqtarët është zhvlerësuar për shkak se në kohën e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj ky vendim është konsideruar antiligjor.

Ministrja Haxhiu ka thënë se Ligji i pagave do të bëjë nivelizim të pagave dhe si i tillë nuk mund të konsiderohet antikushtetues.

“Siç e dini, në mbledhjen e djeshme të Qeverisë janë shfuqizuar dy ligje dhe qëllimi i tyre është që të bëhet reforma në administratën publike dhe të mos bëhet dallime në paga”, tha Haxhiu.

“Ligji pos që bën nivelizim e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorë, ky vendim e shfuqizon vendimin arbitrar të ish-qeverisë ‘Haradinaj’. Ish-kryeministri Haradinaj ia kishte rritur vetes pagën dhe nuk e ka menduar se mund të ketë probleme në të ardhmen”, tha Haxhiu, raporton Ekonomia Online.

“Ligji i Pagave që ka shkuar në Kuvend ua rrit pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe nuk mund të mbahet një ligj që është në mospërputhje me ligjin”, tha tutje Haxhiu.