Pa energji elektrike dhe ujë, banorët e Kievit përgatiten për dimër

Rreth 70 për qind e kryeqytetit ukrainas ka mbetur pa energji elektrike mëngjesin e sotëm, teksa po punohet për të rikthyer furnizimin me ujë të pijshëm.

Sulmet ruse në objektet energjetike kanë shkaktuar ndërprerje të rrymës elektrike në të gjithë Ukrainës, raporton BBC, transmeton Zeri.info.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë se firmat energjetike janë duke u munduar ta rikthejnë furnizimin me energji sa më shpejt të jetë e mundur.

Në këto kushte po fillon edhe dimri në Ukrainë, kurse shumë ukrainas i shohin vendet e punës së tyre si strehë nga të ftohtit, sepse shtëpitë e tyre kanë mbetur pa ngrohje.

Por, pavarësisht këtyre vështirësive me të cilat po përballen, banorët e Kievit po mundohen të gjejnë zgjidhje duke instaluar gjeneratorë.

Por ashtu edhe furnizimi me ujë nuk është më i sigurt, pas sulmeve të djeshme nga Rusia. /Zëri