Bugajski: “Normalizimi” mashtrues, për Serbinë nënkupton mosnjohje të Kosovës e provokim konfliktesh

Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski, ka reaguar për marrëveshjen e arritur dje në Bruksel.

Ai ka thënë së “normalizim” është një term mashtrues, sepse sipas tij për Beogradin “normale” nënkupton mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe provokimin e konflikteve për të parandaluar njohjen e ndërsjellë, shkruan "Zeri.info".

“‘Normalizimi’ është një term mashtrues. Për Beogradin ‘normale’ nënkupton mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe provokimin e konflikteve për të parandaluar njohjen e ndërsjellë. Pa barazi të plotë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, SHBA-ja dhe BE-ja do të shuajnë pafundësisht zjarre”, shkroi Bugajski në Twitter.

Kujtojmë se me marrëveshjen e djeshme Serbia s’do të lëshojë më targa KM, kurse Kosova nuk do t’i detyrojë të ririgjistrojnë ato. /Zëri