Varhelyi: Pas marrëveshjes, të vazhdojnë negociatat për normalizim marrëdhëniesh

Dje në Bruksel u arrit marrëveshja për targat ilegale në mes të Kosovës dhe Serbisë, kurse këtë e ka mirëpritur edhe komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Ai ka thënë se me këtë marrëveshje është shmangur përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës, raporton Zeri.info.

Varhelyi thekson se negociatat duhet të vazhdojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve.

“Mirëpres lajmin se një marrëveshje e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës ishte e suksesshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm. Negociatat duhet të vazhdojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, shkroi ai në Twitter. /Zëri