Avokati Koci pas marrëveshjes për targa: Ose Bislimi po gënjen, ose Petkoviqi

Avokati Arianti Koci është përfshirë në debatin që po bëhet pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Koci ka kërkuar sqarime dhe qëndrime zyrtare se a do të vazhdohen targat ilegale apo jo, përcjell “Zeri.info”.

Sipas tij, nisur nga kjo, ose kryenegociatori Besnik Bislimi po gënjen, ose ai serb, Petar Petkoviq.

“Pra, a ka dikush zyrtarisht që del e na tregon se a do të vazhdohen tabelat apo jo? Nëse vazhdohen, kjo po i bie që tabela të tilla, paskemi me i parë edhe shumë vite”, shkroi ndër të tjera Koci. /Zëri