Arrestohet prizrenasi që rrahu prindërit e tij
Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Prizren.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, ku i dyshuari kishte ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij, shkruan “Zeri.info”.
Viktimat kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor, përderisa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Zëri