Një këmbësor goditet nga vetura në Kamenicë
Një aksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Shipashnicë e Poshtme të Kamenicës, ku një veturë ka goditur një këmbësor.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës, ku ngasësja e veturës e kishte goditur një këmbësor.
Si pasojë e këtij aksidenti, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. /Zëri