Trajkoviq: Me marrëveshjen për targa u mbyll qendra e regjistrimit në Rashkë
Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dje në Bruksel u arrit marrëveshja për targat ilegale mes Kosovës e Serbisë.
Për këtë reagoi kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, raporton Zeri.info.
Ajo ka thënë se me këtë marrëveshje është mbyllur qendra e regjistrimit të automjeteve në Rashkë.
Trajkoviqi ndër të tjera ka thënë se më nuk do të ketë regjistrime KM, kurse ato ekzistueset do të ruhen derisa të skadojnë.
“Zyra për regjistrim dhe riregjistrim të automjeteve në Rashkë është mbyllur me këtë marrëveshje në Bruksel. Nuk ka më regjistrime të reja në etiketën KM për automjetet e reja. Dhe tabelat ekzistuese KM ‘ruhen’ derisa të skadojnë”, shkroi ajo në Twitter. /Zëri
Kancelarija za registraciju i preregistraciju vozila u Raški je ovim dogovorom u Briselu ZATVORENA. Nema više novih registracije na KM oznaku za nova vozila.
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) November 24, 2022
A postojeëe KM tablice su “saëuvane” - dok ne isteknu.