Senatori amerikan: Kosovës e Serbisë tash i duhen vendime të vështira për të arritur marrëveshjen me njohje reciproke

Pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi lidhur me çështjen e targave ilegale, ka reaguar edhe senatori amerikan Chris Murphy.

Ai në një postim në Twitter shkruan se liderët e Kosovës dhe të Serbisë duhet të bëjnë zgjedhjet e vështira të nevojshme për të arritur një marrëveshje të plotë për njohje reciproke.

“Kjo tingëllon si një marrëveshje e vogël – një marrëveshje për targat e makinave – por në fakt është një çështje shumë emocionale që kërcënoi sigurinë. Tani liderët serbë dhe kosovarë duhet të bëjnë zgjedhjet e vështira të nevojshme për të arritur një marrëveshje për njohje reciproke”, shkruan Murphy.