Kuvendi mban sot dy seanca plenare
Kuvendi i Kosovës sot do t’i mbajë dy seanca plenare, ku e para pritet të fillojë në orën 10:00.
Në këtë seancë në rend të ditës janë miratimi i procesverbalit, deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare dhe propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, raporton Zeri.info.
Kurse, seanca e dytë do të fillojë në orën 14:00, ku do të diskutohen pikat e papërfunduara më 10 nëntor 2022.
Rendi i ditës:
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-168 për Prokurorinë Speciale,
12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-187 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,
13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal i Republikës së Kosovës,
14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,
15. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2023,
16. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021,
17. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021,
18. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2021,
19. Shqyrtimi i Propozim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 09/99, datë 30 shtator 2022, për zgjedhjen e Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave.
20. Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Telekomit të Kosovës për vitin 2021. /Zëri