Lajçaku falënderon Bislimin, Petkoviqin dhe DASH-in pas marrëveshjes për targat

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë disa falendërime pas arritjes së marrëveshjes për targat në Bruksel.

Lajçaku ka falendëruar dy kryenegociatorët, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin për angazhimin e tyre, por edhe Departamentin e Shtetit për mbështetjen që i kanë dhënë këtij procesin, transmeton Zeri.info.

"Falënderimet e mia sonte shkojnë për Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin për angazhimin e tyre konstruktiv sot. Dhe një falënderim të madh për Departamentin e Shtetit dhe diplomacinë amerikane për mbështetjen e paçmuar!", ka shkruar Lajçaku në Twitter. /Zëri