Bislimi pas marrëveshjes për targat: Duhet të vazhdojmë me bisedimet për planin franko-gjerman

Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për targat sonte në Bruksel.

Bislimi ka thënë se pas marrëveshjes për targat, duhet të vazhdojnë me bisedimet për propozimin e BE-së, të njohur si plani franko-gjerman, transmeton Zeri.info.

"Pas marrëveshjes së sotme, ne duhet të vazhdojmë bisedimet tona intensive për propozimin e BE-së, të mbështetur nga Gjermania dhe Franca, për normalizim të plotë të marrëdhënieve", ka shkruar Bislimi në Tëitter. /Zëri