Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren

Një 39-vjeçar në Prizren është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Prizren.

Policia në Prizren ka konfirmuar rastin, ndërsa po hetohet si "hetim i vdekjes", raporton Zeri.info.

“Një burrë i moshës i lindur në vitin 1983 është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tij në Prizren. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor, derisa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Policia së bashku me prokurorinë rastin po e trajtojnë si ‘hetim i vdekjes’- ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi. /Zëri