Komuna e Prishtinës do ta mbyllë rrugën “Xhorxh Bush” për një muaj e gjysmë

Qasja për automjete nga udhëkryqi “Bill Klinton” e deri te udhëkryqi i rrugës “Garibaldi” në Prishtinë, që përshkon rrugën “Xhorxh Bush”, do të jetë e bllokuar për rreth një muaj e gjysmë.

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se mbyllja e kësaj rruge do të bëhet më 26 nëntor, duke filluar nga ora 5 e mëngjesit, e deri më 8 janar të vitit të ardhshëm.

Sipas njoftimit thuhet se në këtë pjesë të kryeqytetit do të bëhet edhe dekorimi për festat e fundvitit, raporton Zeri.info.

“Komuna e Prishtinës njofton se ka filluar përgatitjet për dekorimin e qytetit, andaj rruga ‘Xhorxh Bush’, duke filluar nga udhëkryqi i ‘Bill Klinton’ deri në udhëkryqin e rrugës ‘Garibaldi’, do të jetë e mbyllur nga data 26 nëntor 2022 (duke filluar nga ora 05:00) deri më 8 janar 2023”, thuhet në njoftimin e Komunës. /Zëri