Korenica: Pas kalimit në Kuvend, ligji i pagave hyn në fuqi 1 muaj pasi të dalë në gazetë zyrtare

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Visar Korenica, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se kur pritet që të hyjë në fuqi projektligji për pagat, i cili u miratua gjatë mbledhjes së sotme në Qeveri.

Sipas tij, ky projektligj pasi të kalojë në Kuvend, pritet të hyjë në fuqi 1 muaj pas publikimit në gazetën zyrtare.

“Projektligji për Pagat që sot ka kaluar në Qeveri dhe pas kalimit në Kuvend, do të hyjë në fuqi 1 muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Pra, nga 8 muaj sa ishte më herët në 1 muaj hyrja në fuqi e ligjit të pagave, një përshpejtim i shumë pritur”, ka shkruar Korretica. /Zëri