Abazoviqi takon ambasadoren e Kosovës: Dy qeveritë të vendosura të punojnë në ndërtimin e rrugës Plavë-Deçan

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi Dritan Abazoviq, përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka pritur në takim ambasadoren e Kosovës në këtë vend, Ariana Zherka – Hoxha.

Gjatë këtij takimi Abazoviqi dhe Zherka -Hoxha, kanë biseduar mbi rritjen e bashkëpunimit midis dy shteteve, veçanërisht në fushën e lidhjës së infrastrukturës, zhvillimit të biznesit dhe turizmit.

Ai ka pohuar se qeveritë e Malit të Zi dhe Kosovës kanë vendosur të punojnë në ndërtimin e rrugës Plavë-Deçan. /Zëri