Macroni i mban “derën” hapur Putinit: Synoj të kem kontakte të drejtpërdrejta me të

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi sot se do të jetë në kontakt të drejtpërdrejtë me homologun e tij rus Vladimir Putin në ditët e ardhshme.

“Unë synoj të kem kontakte të drejtpërdrejta me të në ditët e ardhshme për çështjet civile bërthamore para së gjithash dhe mbi termocentralin Zaporizhia”, u tha presidenti francez gazetarëve pas komunikimit me drejtorin e përgjithshëm të IAEA Raphael Grossi.

Macroni është ndër liderët europianë që ka ruajtur komunikim të vazhdueshëm me presidentin rus, duke theksuar se zgjidhja për konfliktin është diplomacia. Ky veprim nuk është pritur pa kritika nga Kievi, por edhe vende të tjera europiane.

Ndërkohë sot Parlamenti Europian e shpalli Rusinë “një shtet sponsorizues të terrorizmit dhe një shtet që përdor të gjitha mjetet e terrorizmit”. /abcnews