Japonia e mposht me përmbysje Gjermaninë

Befasitë në Kupën e Botës nuk kanë të ndalur, pas humbjes së Argjentinës nga Arabia Saudite, tani edhe Gjermania është mposhtur nga Japonia, në kuadër të fazës së grupeve në Botërorin 2022.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Khalifa International” përfundoi me rezultat 1-2.

Fillimisht ishte Gjermania që kalojë në epërsi me golin e Gundoganit nga penalltia, duke e mbyllur pjesën e parë me avantazh prej 1-0.

Gjatë pjesës së dytë, Japonia arriti ta barazojë rezultatin përmes Doanit gjatë minutes 75-të, teksa përmbysjen e bëri Asano në minuten e 83-të.

Deri në fund nuk pati më gola dhe rezultati përfundimtar u regjistrua 1-2.

Me këtë fitore, Japonia është lidere në tabelën e grupit E me tri ppikë, kurse Gjermania ndodhet e fundit me o sosh.

Ndeshjen e radhës, Japonia e luan ndaj Kosta Rikës, kurse Gjermania ndaj Spanjës më 27 nëntor. /Zeri.info