Turistja çeke sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë
Një turiste çeke dyshohet se u sulmua nga qentë endacakë derisa ishte duke ecur në afërsi të Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë. Këtë e kanë bërë të ditur “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook.
Siç bën të ditur kjo faqe ndërhyrja mjekësore ishte e menjëhershme dhe turistja është duke vazhduar trajtimin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. /Zëri