Tronditet Drita, Liria e eliminon nga Kupa e Kosovës

Drita ka pësuar një tronditje sot, pasi është eliminuar nga garat e Kupës së Kosovës.

Gjilanasit janë mposhtur nga skuadra e Ligës së Parë, Liria, mu në Gjilan.

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 1:2 dhe kjo është befasia më e madhe në këto gara, e cila edhe mund të turbullojë ujërat në skuadrën gjilanase.