Kurti akuza Brukselit për çështjen e pagjeturve: U dakorduam për tekstin, s’po e përmendin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në një konferencë për media shpalosi “një zhvillim interesant” në takimin e 18 gushtit në Bruksel.

Ai tha se në këtë takim janë marrë vesh për tekstin për të pagjeturit, mirëpo sipas tij Serbia refuzoi ta nënshkruajë.

“Më 18 gusht ka pasur edhe një zhvillim tjetër interesant, i cili nuk përmendet sot. Jemi dakorduar për tekstin, për marrëveshjen për të pagjeturit, për të zhdukurit me dhunë, jemi dakorduar. Dy faqe është teksti, mungojnë veç nënshkrimet. Imi jo, unë isha i gatshëm ta vendos, Serbia refuzoi. U dakorduam për tekstin, merreni me mend në Bruksel nuk përmendet që ka marrëveshje të dakorduar….”, tha Kurti.