Qeveria i ndan 287 mijë euro për delegatët e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990

Qeveria i ka ndarë 287 mijë euro për delegatët e dikurshëm të Kuvendit të Kosovës, të cilët më 2 korrik 1990 miratuan Deklaratën Kushtetuese, me të cilën Kosova u shpall njësi e veçantë në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.

Për aktin historik Qeveria i kompenson vazhdimisht ata.

“Është një ndarje buxhetore që është bërë praktikë tashmë. Bëhet fjalë për shumën 287 mijë euro, e cila ndahet proporcionalisht”, tha ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ai tregoi se nga kjo shumë përfitojnë delegatët dhe nëse ata nuk jetojnë më, përfitojnë familjarët e tyre.