Vritet një foshnjë e porsalindur nga sulmi me raketa në një maternitet, Zelensky: Rusia, shtet terrorist

Një foshnjë e porsalindur është vrarë në një sulm me raketa ruse në një materniteti në rajonin jugor të Zaporizhzhia të Ukrainës, thonë shërbimet e urgjencës.

Nga rrënojat u shpëtuan nëna e foshnjës, e cila ishte e vetmja grua në objekt në atë kohë, dhe një mjek.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë se po sjell "terror dhe vrasje" në vendin e tij.

Rajoni i Zaporizhzhia, ku ndodhet një central bërthamor kyç, ka qenë në qendër të sulmeve të përsëritura ruse.

Shërbimet e urgjencës ukrainase thanë se raketat ruse goditën repartin e maternitetit të një spitali në qytetin e mbajtur nga Ukraina të Vilnyansk, afër vijës së frontit, gjatë natës, raporton BBC. /oranews