Pas rinovimit të kontratës me Man Cityn, Guardiola: I lumtur që do të qëndroj edhe për dy vjet

Pep Guardiola i ka folur edhe fjalët e para pas rinovimit të kontratës me Manchester Cityn.

Me kontratën e re, Guardiola do të jetë në “Etihad” deri më 2025.

Për këtë, ai është shprehur i lumtur.

“Jam shumë i lumtur që do të qëndroj këtu edhe për dy vite. S’mund t’i falënderoj mjaftueshëm të gjithë në klub që më besuan mua”, ka thënë Guardiola.

“Jam i lumtur, rehat dhe kam gjithçka që më duhet për të bërë punën time. E di se kapitulli i ardhshëm do të jetë i mahnitshëm për dekadën tjetër”, shtoi tutje spanjolli. /Zeri.info