Kurti për pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve: Kthehen siç ishin para vendimit të vitit 2017

Kryeministri Albin Kurti, pas mbledhjes së Qeverisë, ka dalë në një konferencë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në konferencë, Kurti ka folur shkurt për vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë.

Sa i përket uljes së pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve, kreu i ekzekutivit tha se ato do të jenë siç ishin në vitin 2017.

“Për të sjellë ligjshmërinë, plotësuam dhe ndryshuam vendimin e datës 12 shkurt 2020, me këtë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Kosovës kthehen në lartësinë e rregullimit juridik të mëparshëm, pra para datës të hyrjes në fuqi të vendimit të vitit 2017 për ngritjen e pagave të kabinetit qeveritar”, tha ai.