Rrahu ish-bashkëshorten, arrestohet i dyshuari

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person në Suharekë për dhunë në familje.

Sipas njoftimit të policisë, i njëjti kishte rrahur duke e goditur me grushte ish-bashkëshorten e tij pas një mosmarrëveshjeje që kishin.

Sipas raportit të Policisë viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht ish bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. I dyshuari pasi kishte shkuar në QPS-së për ta marrë vajzën e tij sipas marrëveshjes që kishin me viktimën, janë fjalosur në mes veti dhe i dyshuari e ka goditur me grusht viktimën të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri