Prizrenasi lëndohet rëndë në vendin e punës

Dje në fshatin Petrovë të Prizrenit është bërë e ditur se një person ka pësuar lëndime të rënda trupore në vendin e tij të punës.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe për këtë aksident është njoftuar Inspektorati i Punës, shkruan Zeri.info.

“Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar, pasi ishte lënduar gjersa ishte duke punuar në vendin e tij të punës. Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Inspektorati i Punës. Viktima është dërguar në tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Zëri